Lajme nga Bota

Kryeministri i dorëhequr i Libanit e thotë troç: Korrupsioni këtu më i madh se vetë shteti

Kryeministri i dorëhequr i Libanit e thotë troç: Korrupsioni

Ashtu siç u paralajmërua kryeministri i Libanit dhe kabineti i tij qeveritar u përulën duke dhënë dorëhqjen, para zemërimit të banorëve të Bejrutit të shkatërruar nga shpërthimi i depove me nitrat amoniumi, të cilat mbaheshin prej vitit 2013 në depo pa asnjë garanci apo siguri për jetë në raste aksidentesh. Ende nuk dihet saktësish se çfarë e shkaktoi shpërthimin por dy mundësi po hetohen: Zjarri i rënë në depot ngjitur me fishekzjarret dhe ndonjë sulm nga Izraeli.

Në deklaratën për televizionin kombetar, kryeministri Hassan Diab tha se nën qeverisjen e tij ishte munduar për të shtruar një rrugë drejt shpëtimit të vendit, por e tha troç: Korrupsioni në Liban është më i madh se vetë shteti dhe një mur i madh me gjemba na ndan nga ndryshimi: është një mur i fortifikuar nga një klasë që po sundon me metodat nga më të ndyrat, në mënyrë që ti rezistojë pushtetit dhe të përfitojë.

Kryeministri i dorëhequr i Libanit e thotë troç: Korrupsioni

Më tej kryeministri i dorëhequr tha: Ata e dinin që unë dhe qeveria ime përbënim kërcënim për ta dhe se suksesi i kësaj qeverie do të ishte largimi i tyre, do të thoshte ndryshim të vërtetë i kësaj klase në pushtet, korrupsioni i së cilës ka asfiksuar vendin. Sot ne ndjekim vullnetin e atyre njerëzve që kanë kërkuar që dikush të mbajë përgjegjësi. Por përgjegjësit janë ata që e kanë ruajtur të fshehtë këtë katastrofë për shtatë vite.

Çfarë do ndodhë tani:

Parlamenti do duhet të zgjedhë një kryeministër të ri, deri në shpalljen e zgjedhjeve të reja. Por ky proces sërish ka ngjallur zemërimin e protestuesve dhe nuk ka gjasa të jetë një proces i qetë për shkak të këtij sistemi kompleks politik të vendit.  Pushteti në Liban ndahet mes drejtuesve që përfaqësojnë grupe të ndryshme fetare të vendit.

Nga shpërthimi në Bejrut 220 persona humbën jetën, 110 janë të zhdukur dhe më shumë se 5000 janë plagosur. Mijëra familje kanë mbetur tashmë pa shtëpi dhe dëmi është llogaritur me një shifër prej 15 miliard dollarësh.

Kryeministri i dorëhequr i Libanit e thotë troç: Korrupsioni

Ndërkaq, edhe presidentit të vendit i është kërkuar largimi nga posti por ai deri më tani nuk ka reaguar.