Lajme nga Bota

Kryeministri i Hungarisë kritikon BE dhe miraton vaksinën ruse: Ritmi i ngadaltë i Brukselit na detyroi

Kryeministri i Hungarisë kritikon BE dhe miraton vaksinën ruse: Ritmi

Hungaria është vendi i parë në Bashkimin Europian që miraton vaksinën e koronavirusit të prodhuar në Rusi. Ai bëhet vendi që thyen ‘rregullat’ e BE-së duke injoruar thirrjet për t’ju përmbajtur një politike të përbashkët europiane të vaksinave.

Ministri i jashtëm hungarez, Peter Szijjarto udhëtoi sot drejt Moskës për të diskutuar mbi blerjen e vaksinës, pasi autoritetet shëndetësore e miratuan për përdorim emergjent.

Viktor Orban kryeministri i djathtë i Hungarisë ka qenë fort kritik ndaj programit të ngadaltë të shpërndarjes së vaksinave nga BE. Shefi i tij i stafit Gergely Gulyas, tha ditën e sotme se:

"Nëse dërgesat e vaksinave arrijnë me këtë ritëm nga Brukseli, ne mund të marrim vaksina vetëm nga burime të tjera alternative."

Deri më tani rreth 140,000 njerëz në Hungari janë vaksinuar, me vaksinat Pfizer-BioNTech dhe Moderna. Zyrtarë të tjerë hungarezë kanë shkuar edhe në Pekin për bisedime mbi miratimin e vaksinës Sinopharm të Kinës.

Sondazhet tregojnë se hungarezët janë ndër skeptikët më të mëdhenj të vaksinave në Evropë. Sipas kritikëve licensimi i vaksinave ruse dhe kineze mund të rrisë këtë ndjenjë skepticizmi.

Edhe kryeministri Rama ka kritikuar BE për qasjen e vaksinave për rajonin.

*Tiranapost.al.