Kryeministri i mirë Conte që po mban Italinë në binarë
Mara Venier sot ka bërë një emision ‘Domenica in’ krejt ndryshe nga herët e tjera. E ka thënë edhe vetë teksa tregon se i gjithë stafi i programit të së dielës, përfshirë atë, dhe e gjithë Italia është dukshëm e frikësuar. Conte është futur live, dëgjon më qetësi dhe i përgjigjet po aq qetë prezantueses së famshme:
-Ka një shqetësim nga ana ime në radhë të parë por edhe të të tjerëve, duam të dimë si është situata, di që ju dhe ekspertët jeni mbledhur këtë mëngjes, për përditësimet e fundit për koronavirusin, për të treguar se në çfarë pike jemi me këtë virus.
Giuseppe Conte: Shqetësimi është i kuptueshëm, por paniku jo. Duhet ta heqim qafe panikun. Po punojmë shumë. Ne jemi duke marrë të gjitha masat për të reduktuar përhapjen e koronavirusit dhe për të shmangur efektet negative mbi popullatën. Natyrisht e kuptoj që qytetarët janë të shqetësuar por ne po ndërmarrim masat më rigoroze. Duhet të informojmë popullin. Kemi zbuluar shumë raste, kemi kryer dhe po kryejmë kontrolle të kujdesshme. Janë bërë mijëra teste.
-Si ka mundësi që në kaq pak ditë kemi arritur me 132 raste? Ishim të qetë, mendonim se ishte një gjë që i përkiste Kinës së largët, si ka mundësi që në Itali në kaq pak ditë jemi në këtë situatë emergjence?
Giuseppe Conte: Nuk duhet të trembemi se numri mund të rritet. Jemi vendi i vetëm në Europë që vendosëm mbylljen e udhëtimeve ajrore direkte me Kinën. 50 mijë pasagjerë kanë kaluar në ditë vetëm në Aeroportin e Fiumicinos. Virusi ka periudhë inkubacioni, dhe nëse do bëheshin testet për të 50 mijë në ditë, do merrte shumë orë për përgjigjet. Duhen 14 ditë që të shihet.
-Ju ndoqa dje në konferencë vonë, unë si gjithë qytetarë besojmë se jeni treguar i drejtë në masat që keni marrë, Ok dikujt i ndryshon jetën, por qytetarët duhet të jenë në dispozicion të bashkëpunojnë. Solidariteti në këto momente.. se në mendojmë se jemi mirë. Por me masat dhe zbatimin e rregullave, ne ndihmojmë edhe të tjerët. Ka disa që thonë që nuk ka nevojë për alarm të tjerë thonë se është shqetësuese.
Giuseppe Conte: Është shumë me rëndësi bashkëpunimi. Shpreh solidaritetin ndaj atyre që janë izoluar si pjesë e masave të parakohshme, kam firmosur një dekret, për izolimin në 14 ditë, në zonat ku ka shpërthyer virusi. Është sakrificë por duhet të jemi bashkë dhe të bashkëpunojmë. Do u kushtojmë vëmendjen maksimale për shëndetin e tyre. Kërkoj që të benë besim, dhe të kem besim.
-Të mbyllemi ne qytetarët?
Giuseppe Conte: Në këtë moment ka rëndësi të mos përjetoni panik, ndiqni këshillat nga Institucionet Shëndetësore. Duhet të kemi besim edhe tek rregullat elementare të higjienës. bashkë do të dalim të gjithë të fituar.