Lajme nga Bota

Kryeministri spanjoll dorëhiqet pas humbjes në zgjedhjet vendore

Kryeministri spanjoll dorëhiqet pas humbjes në zgjedhjet vendore

Pedro Sanchez, kryeministri i Spanjës, ka thirrur zgjedhje të përgjithshme të parakohshme për 23 korrik, pasi partia e tij pësoi një humbje të madhe në zgjedhjet lokale dhe rajonale.

Gjatë një fjalimi drejtuar qytetarëve ditën e sotme, Sanchez tha se kishte informuar Mbretin Felipe VI për vendimin e tij për të shpërndarë parlamentin.

“E mora vendimin kur shikoja rezultatet e zgjedhjeve të djeshme”, tha Sanchez. “Edhe pse zgjedhjet e djeshme kishin shtrirje lokale dhe rajonale, kuptimi i votës përçon një mesazh që shkon përtej kësaj. Kjo është arsyeja pse, si kryeministër dhe sekretar i përgjithshëm i PSOE, unë personalisht i pranoj rezultatet”, shtoi ai.