Lajme nga Bota

Kryeministrja daneze shtyn dasmën për herë të katërt. Kësaj radhe prej Samitit

Kryeministrja daneze shtyn dasmën për herë të katërt.

Mette Frederiksen lajmëroi ditën e djeshme anulimin e dasmës së saj dhe spostimin për një datë tjerët. Kjo është hera e katërt dhe shkak u bë Samiti i BE-së.

“Unë mezi pres të martohem me këtë njeri fantastik. Por nuk do jetë kaq e thjeshtë, sepse kam një takim në Bruksel dhe pikërisht në të shtunën e korrikut që kisha planifikuar dasmën. Duhet të bëj punën time dhe të kujdesem për interesat e danezëve. Kështu që planet do ndryshohen sërish. Do martohemi së shpejti gjithsesi. Mezi pres t`i them Po Bo-së që fatmirësisht ka shumë durim”, shkruan kryeministrja Frederiksen.

Samiti i BE-së do të mbahet në 17-18 korrik dhe do diskutohet buxheti për COVID-19.

*Burimi The Guardian