Lajme nga Bota

Kryeministrja e Finlandës i përgjigjet kritikave për videon e party-t: Kam kërcyer, kënduar, kam bërë gjëra të ligjshme

Kryeministrja e Finlandës i përgjigjet kritikave për videon e

Kryeministres finlandeze Sanna Marin i është dashur të mbrojë jetën e saj private pasi një video e saj duke shijuar një festë me miqtë u bë virale.

Në video, Marin shfaqet duke kënduar e kërcyer me miqtë e saj.

"Kam kërcyer, kënduar, festuar, kam bërë gjëra të ligjshme," u tha Marin gazetarëve të enjten.

"Unë kam një jetë familjare, një punë dhe gjithashtu kohën time të lirë që e kaloj me miqtë e mi. Nuk kam asgjë për të fshehur”, shtoi ajo.

Nuk është e qartë se kush e publikoi videon e Marin - e cila duket se është postuar si një Story në Instagram dhe përmban klipe të marra nga momente të ndryshme të mbrëmjes.

Marin tha se ndjehej keq që videoja ishte shpërndarë.

“Kam besuar se duke qenë se videot janë të marra në një event privat, ato nuk do të publikoheshin”.

Në Finlandë, rivalët politikë të Marin kanë kërkuar që ajo të testohet për lëndë narkotike.

Kjo vjen pasi disa media raportuan se fjala finlandeze "jauhojengi" që do të thotë "pluhur" - një referencë e dukshme për kokainën - dëgjohej në videoklip.