Lajme nga Bota

Kryeqyteti i Japonisë në nivelin më të lartë të alarmit nga Covid, por nuk ka bllokim!

Kryeqyteti i Japonisë në nivelin më të lartë të

Në Tokio është vendosur alarmi i kuq, më i larti, për shkak të numrit të rritur të rasteve ditore me të infektuar. Sot është dita e dytë që në Tokio u raportuan 534 raste të reja, ndërsa në gjithë Japoninë rastet e përditshme të koronavirusit kaluan numrin 2000 për ditën e dytë radhazi.

Në një konferencë për gazetarët, kryeministri Yoshihide u tha gazetarëve se tani duhet të jemi në një situatë gatishmërie maksimale. Ai i nxiti njerëzit të vendosnin maska, dhe ta mbanin edhe gjatë bisedës brenda në restorant. Megjithatë ai nuk njoftoi kufizime të tjera.

Ekspertët janë të alarmuar nga rritja e të infektuarve,  përpara një fundjave të ardhshme tre-ditore në Japoni, si dhe ardhjes së festave të fundvitit. Ata u bëjnë thirrje autoriteteve të rrisin masat parandaluese.

Sipas BBC banorët e Toksion ndihen në konfuzion për shkak të mesazheve të qeverisë. Shumë prej tyre pyesin se sa shumë mund të bëjnë për të parandaluar përhapjen e virusit, pasi dyqanet dhe restorantet vazhdojnë të mbahen të hapura.

Japonia nuk ka vendosur bllokim në shkallën apo ashpërsinë e Europës, megjithatë njerëzit inkurajohen të mbajnë maska dhe ti përmbahen udhëzimit të distancimi social.

Që nga fillimi i pandemisë, 1,917 njerëz kanë vdekur në Japoni, sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins.

*Artikulli i marrë nga BBC, përkthyer dhe përshtatur për Tiranapost.al