Lajme nga Bota

Kryetarët e bashkive thirrje kryeministrit Conte: Duhet më shumë kontroll, s'kanë fund të infektuarit

Kryetarët e bashkive thirrje kryeministrit Conte: Duhet më shumë

Përballë një situate emergjence ndaj koronavirusit, kryetarët e bashkive dhe të komunave në Itali po i bëjnë të tjera kërkesa qeverisë. Në një letër që mban firmën e 243 zyrtarëve kërkohet që qeevria të marrë masa të tjera më të rrepta ndalimi dhe kontrolli. 

Ata thonë se masat më të rrepta mund të ndikojnë në uljen e numrit të infektuarve që ka dalë jashtë kontrollit, dhe sipas tyre shifrat e të infektuarve po rriten në mënyrë të paimagjinueshme: Nuk kanë fund!

Kryeministri ende nuk ka reaguar ndaj kërkesave të tyre, por deri më tani Italia ka imponuar masa si kufizim të lëvizjes, mbylljen e bizneseve dhe udhëzimin e distancimit social, edhe pse ka pasur kritika se këto masa u morën me vonesë.

Në orët e fundit, mediat italiane postuan një lajm ku thuhej se një nga shoqëruesit policorë të eskortës së kryeministrit Giuseppe Conte kishte dalë pozitiv ndaj koronavirusit. 

Kryeministri e ka kryer testin pas shqetësimit se mund të ishte infektuar, dhe ka rezultuar negativ. Hera e fundit që polici shërbeu ishte thuajse dy javë më parë dhe nuk ka qenë në të njëjtën makinë me të kryeministrit.

Situata në Itali nga koronavirusi është dramatike: 53,578 të infektuar, 4,825 viktima, 6,072,  të shëruar, 2,857 në gjendje kritike.