Lajme nga Bota

Kujdes nëse shkoni për kupën e botës në Katar! Seksi nëse jeni beqar dënohet me burg

Kujdes nëse shkoni për kupën e botës në Katar! Seksi

Teksa kupa e Botës në Katar po afron, një lajm aspak i zakontë për botën perëndimore, por fare normal për një vend si Katari ka shkaktuar mjaft polemika.

Marrëdhëniet seksuale mes të pamartuarve në këtë vend mund të dënohen deri në shtatë vjet burg.

“Katari është një vend konservator dhe shfaqjet publike të dashurisë janë të neveritshme, pavarësisht nga orientimi seksual”, ka njoftuar në një deklaratë Komiteti Suprem i Katarit.

“Seksi është praktikisht jashtë menusë, të paktën nëse nuk shkoni në Katar si burrë e grua. Me siguri nuk do të ketë “histori për një natë” në këtë kampionat botëror. Në fakt, nuk do të ketë fare festa. Të gjithë do të duhet të jenë korrektë nëse nuk duan të rrezikojnë të qëndrojnë në burg. Për herë të parë në historinë e Kupës së Botës do të ketë praktikisht një ndalim për të bërë seks. Dhe tifozët duhet të jenë të përgatitur për këtë skenar , bënë të ditur burime të rendit për “Daily Star”.

Kampionati botëror për herë të parë do të zhvillohet në dimër, nga data 21 nëntor 2022 deri më 18 dhjetor.