Lajme nga Bota

Kur djali im 5 vjeç mban maskë, pse nuk mundesh ti?

Kur djali im 5 vjeç mban maskë, pse nuk mundesh ti?

Për shumë vende maska është kthyer në një mjet mbrojtës nga koronavirusi, që duhet të mbahet me detyrim në disa vende. Por jo të gjithë janë të ndërgjegjshëm, disa nuk e durojnë e të tjerë neglizhojnë.Disa edhe nuk besojnë, deri kur një i njohur apo familjar i tyre preket nga Covid19. Catherine Pearson është gazetarja e HuffPost e cila ka treguar historinë e saj me djalin 5 vjeç, i cili kur vjen puna tek siguria dhe koronavirusi bëhet më i kujdeshshëm, më shumë se të rriturit.

Lexoni historinë e saj: 

‘Disa ditë më parë po vizitoja një fermë kafshësh me djalin tim 5 vjeç. Para se të niseshim djali më kujtoi se duhet të merrnim maska me vete dhe ta mbanim veshur gjithë kohën. Po përpiqeshim të ruanim distancën sociale, pra duke qëndruar larg kujtdo që ishte atje. Po ecnim duke parë kafshët, po diskutonim dhe në një moment djali më sheh dhe më pyet: Mami, edhe të rriturit duhet të mbajnë maskë apo jo? Pyetja e tij ishte me të drejtë, pasi rrotull nesh kishte njerëz të rritur pa maskë dhe rrinin me grupe. Ndërsa të tjerë e kishin varur në qafë. Djali im 5 vjeç iu drejtohet dhe u thotë: Nuk është dhe aq e vështirë të mbash maskë!

Edhe unë atë po mendoja, dreqin nuk është dhe aq e vështirë. Për të qenë e qartë nuk fajësoj prindërit që duhet të detyrojnë fëmijët të mbajnë maskë. Nuk po flas për ata të sëmurë që e kanë të vështirë ta mbajnë atë. Por por flas për atë pjesë të rriturisht që munden! Pra. nuk është aq e vështirë'! / HuffPost