Lajme nga Bota

Kush do të udhëtojë falas në Hënë? Miliarderi japonez bën një tjetër ftesë, edhe për shqiptarët

Kush do të udhëtojë falas në Hënë? Miliarderi

Miliarderi japonez Yusaku Maezaëa fton tetë njerëz që ti bashkohen në një udhëtim në Hënë, me Space X të Elon Musk. Ai ka postuar në Twitter një video ku tregon detaje nga aplikimi dhe thotë se aplikantët mund të jenë nga të gjitha prejardhjet/vendet që ti bashkohen misionit të tij.

‘Unë dua që njerëz nga të gjitha llojet e prejardhjeve të bashkohen’, shkruan Maezawa. Miliarderi është ofruar të paguajë të gjithë rrugëtimin, kështu që ata që do përzgjidhen do të fluturojnë falas.

Misioni, i quajtur DearMoon, është planifikuar të zhvillohet në vitin 2023. Aplikantët duhet të plotësojnë vetëm dy kritere: Të jenë bashkëpunues dhe kontribues në çfarëdolloj aktiviteti për të ndihmuar shoqërinë si dhe të gatshëm të mbështesin anëtarët e tjerë të ekuipazhit që ndajnë aspirata të ngjashme.

Udhëtimi, siç njofton ai do të jetë privat. Maezawa është një manjat i modës dhe koleksionist i arteve, i cili edhe më parë ftuar artistë për udhëtimin me raketën Starship.

Gjithashtu vitin e kaluar ai njoftoi se po kërkon për një të dashur për tu bashkuar me të në një udhëtim në hapësir, por udhëtimi u anulua për shkak të gjendjes së tij emocionale. Në vitin 2018, Maezawa mori titullin si pasagjeri i parë privat që do të fluturonte rreth Hënës me SpaceX, kompania në pronësi të Elon Musk.

Çmimi që Maezawa pranoi të paguante për biletën e tij në hapësirë ??nuk është bërë i ditur, por sipas Musk ishin shumë para.

I planifikuar për në vitin 2023, misioni i fundit do të jetë udhëtimi i parë hënor privat nga njerëzit që nga viti 1972.

Linku i aplikimit këtu.

*Tiranapost.al.