Lajme nga Bota

Kush e fitoi debatin e fundit Trump-Biden?

Kush e fitoi debatin e fundit Trump-Biden?

Dy kandidatët për President i Amerikës, Trump dhe Biden zhvilluan këtë të enjte debatin e fundit mes tyre, 12 ditë para zgjedhjeve.

Kush e fitoi debatin e fundit Trump-Biden?

Temat kaluan nga Covid-19, tek racizmi.

Biden akuzoi Trump si përgjegjës të vdekjeve nga Covid dhe e akuzoi për mungesën e një plani, ndërkohë që Trump tha se virusi është dobësuar, tani e njohin më mirë dhe se vaksina do jetë gati në vitin e ri.

“Kushdo që është përgjegjës për një numër kaq të madh vdekjesh nuk duhet të vazhdojë të jetë president i SHBA. Ky është i njëjti person që ju tha se do të zhdukej kur të vinin Pashkët. I njëjti person që ju tha të mos shqetësoheni, se do të marrë fund kur të vijë vera. Ne jemi tani në prag të një dimri të errët dhe ai nuk ka plane”, tha Biden.

“Nuk di gjë që jemi në prag të një dimri të errët. Ne po e rihapim vendin. Kemi mësuar, e kemi studiuar dhe e kuptojmë këtë sëmundje. Po e luftojmë, po e luftojmë fort. E kemi bërë kthesën. Po ikën", tha Trump.

Panelistët e The Guardian dhe CNN e kanë cilësuar qëndrimin e Trump këtë herë më të butë dhe të matur.

Ata sqarojnë se Presidenti aktual kishte nevojë për një plan, për të prezantuar një plan konkret që nuk e kishte dhe kishte nevojë për një epërsi, një fitore në këtë debat, që nuk e mori.

Debati u moderua nga Kristen Welker e NBC-së dhe zgjati 90 minuta.

*Burimi BBC, The Guardian, CNN