Lajme nga Bota

Kush e mendonte se do e shihnim kështu liderin shpirtëror Dalai Lama

Kush e mendonte se do e shihnim kështu liderin shpirtëror Dalai Lama

Lideri shpirtëror tibetian Dalai Lama, 85 vjeç ka marrë dozën e parë të vaksinës anti-koronavirus ndërsa u bën thirrje të tjerëve që janë në kategoritë e para të mos hezitojnë për ta bërë.

"Kjo është shumë e dobishme, shumë e mirë", tha ai ndërsa bëri vaksinën e Oxford-AstraZeneca në një qendër në qytetin indian të Dharamsala. Sipas mediave, Dalai Lama ishte regjistruar vetë për t'u vaksinuar.

India filloi vaksinimin në 16 janar, ndonëse një proces i kufizuar tek punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe personelin e vijës së parë të frontit. Megjithatë që nga 1 Marsi skema është shtrirë për njerëzit e moshës mbi 60 vjeç dhe ata midis moshës 45 dhe 59 me sëmundje të rënda.

Kush e mendonte se do e shihnim kështu liderin shpirtëror Dalai Lama

Dalai Lama tha se njerëzit kanë nevojë të vaksinohen për të parandaluar disa probleme serioze. Ai kishte shkuar në qendrën e vaksinimit si një njeri i tejet i zakonshëm.

Dalai Lama tha se pandemia kishte promovuar një ndjenjë shqetësimi dhe një ndjenjë më të dhembshur mes njerëzve.

Qeveria indiane synon të vaksinojë 300 milion njerëz deri në fund të korrikut. AstraZeneca dhe vaksina nga firma indiane Bharat Biotech (Covaxin) janë miratuar për tu përdorur në Indi.

Kryeministri Indian Narendra Modi, 70 vjeç, ishte ndër të parët që bëri vaksinën.

Që nga fillimi i pandemisë, India ka konfirmuar më shumë se 11 milion raste dhe mbi 157,000 vdekje. Pjesa më e madhe e Indisë ka raportuar një rënie të ndjeshme të rasteve kohët e fundit.

*Tiranapost.al.