Lajme nga Bota

Kush e veshi Jill Biden, sa kushtoi dhe mesazhi që fshihej pas blusë

Kush e veshi Jill Biden, sa kushtoi dhe mesazhi që fshihej pas blusë

Jill Biden zgjodhi të vishej me ngjyrë blu oqeani në ditën e inaugurimit të bashkëshortit të saj si president i SHBA-ve për një arsye të veçantë.

Ajo u shfaq me pallto blu, fustan poshtë, maskë dhe një palë doreza me të njëjtën ngjyrë. Veshjen ia ka realizuar stilistja amerikane Alexandra O’Neill, themeluesja e markës Markarian. Jill Biden ndoqi traditën e zonjave të tjera të para të Amerikës duke mos zgjedhur dizajnerë të njohur apo të famshëm botërisht.

Kush e veshi Jill Biden, sa kushtoi dhe mesazhi që fshihej pas blusë

Palltoja është e dizajnuar me jakë dhe mansheta prej kadifeje në blu më të errët. Palltoja vjen duke u zgjeruar poshtë pjesës së belit, në mënyrë që të kombinojë me fustanin poshtë. Materiali i palltos është dekoruar me copëza kristali Swarovski të cilat ndriçojnë më tepër kur ekspozohet në dritë.

Kush e veshi Jill Biden, sa kushtoi dhe mesazhi që fshihej pas blusë

Kush e veshi Jill Biden, sa kushtoi dhe mesazhi që fshihej pas blusë

Kush e veshi Jill Biden, sa kushtoi dhe mesazhi që fshihej pas blusë

Sipas Alexandra O’Neill, Jill kërkonte këtë ngjyrë për të përcjellë mesazhin e besimit, konfidencës dhe stabilitetit.

Zgjedhjet e ngjyrave dhe stilit të zonjave të para amerikane kanë qenë gjithmonë nën lupë, pasi shumë prej i kanë përdorur si një mundësi për ti bërë dizajnerët që zgjedhin më të famshëm, si dhe për të dërguar mesazhe politike. Dhe duket se Jill Biden ia ka arritur me të dyja.

Kush e veshi Jill Biden, sa kushtoi dhe mesazhi që fshihej pas blusë

Veshja e Jill thuhet të ketë kushtuar 6 mijë dollarë. Këpucët nga Jimmy Choo kanë kushtuar 650 dollarë. Ndërsa çanta nga Tylet Ellis ka kushtuar 1450 dollarë, pa hequr 60 dollarë për maskën.

Kush e veshi Jill Biden, sa kushtoi dhe mesazhi që fshihej pas blusë

*Tiranapost.al.