Kush është Karoline Leavitt, Sekretarja e Shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Gen Z
E Shtunë 16 Nëntor 2024, 12:28
TiranaPost
Karoline Leavitt, 27 vjeç është sekretarja për shtyp në Shtëpinë e Bardhë. Ajo është më e reja në moshë që ka mbajtur ndonjëherë këtë post.
“Karoline është e zgjuar, e palëkundur dhe ka dëshmuar të jetë një komunikuese shumë efektive”, tha Trump.
Po kush është Karoline Leavitt?
Leavitt ka shërbyer si zv.drejtoreshë e komunikimit në Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit të parë të Trump dhe më pas ka punuar si përfaqësuese e republikanes Elise Stefanik, e cila është përzgjedhur për postin e ambasadores së SHBA-së në OKB.
Leavitt kandidoi për Dhomën e Përfaqësuesve në vitin 2022 në New Hampshire, por u mund nga demokrati Chris Papas.
Ajo është e martuar me një biznesmen dhe ka një djalë.