Kush është Michel Barnier, kryeministri i ri i Francës
Michel Barnier është kryeministri i ri i Francës.
Barnier është një figurë republikane me përvojë në politikën e jashtme. Ka qenë ministër dhe komisioner evropian i krahut të djathtë.
Michel Barnier ka përvojë të gjatë si deputet, nga viti 1978 deri në vitin 1993.
Ka qenë ministër i Mjedisit, Bujqësisë dhe Peshkimit dhe më pas Delegat për Çështjet Evropiane dhe Punët e Jashtme. I ka mbajtur postet gjatë mandateve të Jacques Chirac dhe Nicolas Sarkozy.
Michel Barnier është 73 vjeç. Ai pason Gabriel Attal.
Mes kandidatëve të propozuar Bernard Cazeneuve dhe Xavier Bertrand, Presidenti Macron zgjodhi Barnier.
Në 2022-shin, Barnier kandidoi për president dhe u pozicionua në vendin e tretë.
Në jetën personale është i martuar me Isabelle Altmayer dhe ka tre fëmijë.