Lajme nga Bota

Kush është oficeri që i mori jetën George Floyd? Profili me të shkuarën problematike

Kush është oficeri që i mori jetën George Floyd? Profili me

Pse u deshën katër ditë për të arrestuar oficerin që vrau George Floyd? Këtë pyetje shtrojnë protestuesit amerikanë të cilët prej ditësh tashmë kanë shkaktuar kaos në rreth 30 shtetet amerikane, duke shkatërruar dyqane godina, duke u vënë flakën objekteve në rrugë dhe duke u përplasur me policinë, e cila është përgjigjur me gaz dhe plumba gome.

Por kush është oficeri i policisë që vrau George Floyd?

Mediat amerikane kanë treguar se ndaj Derek Chauvin, oficerit të policisë në Minneapolis, 44 vjeç, ka pasur më shumë se 17 ankesa gjatë 20 viteve të karrierës së tij për dhunë dhe kërcënime. Dhe të gjitha ankesat, përveçes njërës nuk janë pranuar dhe nuk ka marrë masë disiplinore.

Kush është oficeri që i mori jetën George Floyd? Profili me

Chauvin është akuzur më parë se u ka drejtuar armën në kokë disa të rinjve, vetëm sepse njëri nga adoleshentët kishte qëlluar një kalimtar me pistoletë me ujë. 

Kush është oficeri që i mori jetën George Floyd? Profili me

Ai tashmë është arrestuar dhe pritet të akuzohet për vrasje të shkallës së tretë. Ndërsa gruaja e tij menjëherë pas ngjarjes i ka kërkuar divorcin.

Kush është oficeri që i mori jetën George Floyd? Profili me

Në kohën kur ndodhi ngjarja me George Floyd, ai mohoi duke thënë se 49 vjeçari bëri rezistencë kur iu kërkua të dilte nga makina.

Por pamjet filmike të publikuara treguan të kundërten. Ai shtriu përtokë afroamerikanin dhe i vendosi gjurin mbi qafë 49 vjeçarit, ndërkohë që duart i mbante mbi xhepa. Për tetë minuta ai nuk e hoqi këmbën mbi Floyd i cili thoshte se nuk merrte dot frymë, deri në momentin kur ndërroi jetë.

Kush është oficeri që i mori jetën George Floyd? Profili me

George Floyd u ndalua pasi kishte blerë një produkt me një kartëmonedhë false 20 dollarëshe, por siç ndodh në Amerikë jo në pak raste: Nëse ngjarja ka lidhje me afroamerikan policia nuk kursen. 

Kush është oficeri që i mori jetën George Floyd? Profili me