Kush është Pete Hegseth, prezantuesi i Fox News që do të shërbejë si shef i Pentagonit
E Mërkurë 13 Nëntor 2024, 12:33
TiranaPost
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka emëruar Pete Hegseth, një prezantues, autor dhe veteran ushtarak si zgjedhjen e tij për sekretarin e Mbrojtjes.
Sipas mediave të huaja, Hegseth, 44 vjeç, i cili shërbeu në Afganistan dhe Irak, do të jetë përgjegjës për ushtrinë më të fuqishme në botë në rolin e tij të parë politik.
Trump e përshkroi atë si "të ashpër, të zgjuar dhe një besimtar të vërtetë i ‘Amerika në krye’".
Nëse emërim i tij konfirmohet nga Senati i SHBA-së, Hegseth do të mbërrijë në Pentagon duke marrë vendime për çështje të tilla si ndihma ushtarake për Izraelin dhe mbështetja për Ukrainën përballë pushtimit rus.