Lajme nga Bota

Kush ishte udhëheqësi i Al Kaedës, Zawahiri i vrarë dje? Mjeku kirurg që u bë terrorist

Kush ishte udhëheqësi i Al Kaedës, Zawahiri i vrarë dje?

“Vdekja e liderit të Al Kaedës, Ayman al-Zawahiri nga sulmi i një droni duart e një sulmi me dron amerikan i jep fund 'gjurmëve të vrasjeve dhe dhunës kundër qytetarëve amerikanë”, tha presidenti Joe Biden dje në mbrëmje.

“Zawahiri, 71 vjeç, ishte organizuesi kryesor që fshihej pas sulmeve të shumta në SHBA dhe ishte tërësisht i përfshirë në planifikimin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001”, tha Biden.

“Njerëzit në mbarë botën nuk kanë më nevojë të kenë frikë nga vrasësi i egër. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të demonstrojnë vendosmërinë dhe kapacitetin për të mbrojtur popullin amerikan kundër atyre që kërkojnë të na dëmtojnë”, tha Biden nga ballkoni i dhomës blu të Shtëpisë së Bardhë.

Po kush ishte Zawahiri?

I lindur në vitin 1951, Zawahiri u rrit në një lagje të klasës së lartë në Kajro, Egjipt. Ai ishte djali i një mjeku të shquar dhe nipi i disa studiuesve të njohur.

Gjyshi i tij, Rabia'a ??al-Zawahiri, ishte imam në Universitetin Al-Azhar në Kajro. Xhaxhai i tij, Abdel Rahman Azzam, ishte sekretari i parë i Lidhjes Arabe.

Zawahiri u burgos për përfshirjen e tij në vrasjen e presidentit egjiptian Anëar Sadat në vitin 1981.

Në atë kohë, Zawahiri, një mjek i ri, ishte tashmë një terrorist i përkushtuar që komplotoi për të përmbysur qeverinë egjiptiane për vite me radhë dhe u përpoq ta zëvendësonte atë me sundimin fundamentalist islamik. Ai me krenari mbështeti vrasjen e Sadatit pasi lideri egjiptian bëri paqe me Izraelin.

Kush ishte udhëheqësi i Al Kaedës, Zawahiri i vrarë dje?

Cila ishte marrëdhënia e tij me Osama bin Ladenin?

Zawahiri u largua nga Egjipti në vitin 1985 dhe u nis për në Peshawar, Pakistan, ku punoi si kirurg duke kuruar luftëtarët e plagosur nga trupat sovjetike në Afganistan.

Këtu Zawahiri u takua me bin Ladenin, një udhëheqës i shquar i muxhahedinëve, i cili gjithashtu kishte lënë pas një edukim të privilegjuar për t'iu bashkuar luftës në Afganistan.

Bin Laden dhe Zawahiri u shfaqën së bashku në fillim të vitit 1998 kur lajmëruan formimin e Frontit Botëror Islamik për Xhihadin Kundër Hebrenjve dhe Kryqtarëve - duke shkrirë zyrtarisht Xhihadin Islamik Egjiptian dhe Al Kaedën.

Në një periudhë të caktuar ka qenë edhe mjeku personal i Bin Ladenit.

“Ne po punojmë me vëllanë bin Laden” - tha ai duke njoftuar bashkimin e grupit të tij terrorist në maj 1998. “Ne njihemi prej më shumë se 10 vitesh”.

Së bashku, dy liderët e terrorizmit nënshkruan një deklaratë: “Gjykimi për të vrarë dhe luftuar amerikanët dhe aleatët e tyre, qofshin civilë apo ushtarakë, është një detyrim për çdo musliman”.

Çfarë roli luajti Zawahiri në sulmet e Al Kaedës kundër SHBA-së?

Sulmet kundër SHBA-së dhe objekteve të saj filluan menjëherë pas deklaratës së bin Ladenit dhe Zawahiri t, me shpërthimet vetëvrasëse të ambasadave amerikane në Kenia dhe Tanzani që vranë më shumë se 200 njerëz dhe plagosën më shumë se 5000 të tjerë.

Më pas, ishte sulmi në USS Cole në Jemen në tetor 2000, kur kamikazët në një gomone shpërthyen varkën e tyre, duke vrarë 17 marinarë amerikanë dhe duke plagosur 39 të tjerë.

Kulmi i komplotit terrorist të Zawahirit erdhi më 11 shtator 2001, kur rreth 3000 njerëz u vranë në sulmet ndaj kullave binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë dhe Pentagonit. Një aeroplan i katërt i rrëmbyer, i drejtuar për në Uashington, u rrëzua në një fushë të Pensilvanisë pasi pasagjerët u kundërpërgjigjën.

Para dhe pas sulmeve të 11 shtatorit, Zawahiri u shfaq në video dhe audio duke bërë thirrje për sulme kundër objektivave perëndimore dhe duke u bërë thirrje muslimanëve që të mbështesin kauzën e tij.

Kush ishte udhëheqësi i Al Kaedës, Zawahiri i vrarë dje?

Mllefi kundër Amerikës

Disa egjiptianë e cilësuan zemërimin e Zawahirit ndaj Shteteve të Bashkuara si ai që shumë arabë afganë mendonin se ishte tradhtia e CIA-s që nuk mbështeti kauzën e tyre pasi sovjetikët u larguan nga Afganistani dhe vendi ra në anarki fisnore.

Të tjerë e datojnë zemërimin e Zawahirit në vitin 1998, kur zyrtarët amerikanë nxitën ekstradimin e një numri anëtarësh egjiptianë të Xhihadit Islamik nga Shqipëria për t'u gjykuar në Egjipt për terrorizëm.

Vëllai i Zawahirit, Mohammad, tha për CNN në vitin 2012, “Para se të më quani mua dhe vëllain tim terroristë, le ta përkufizojmë. Nëse terrorist do të thotë vrasës i pamëshirshëm gjakatar, atëherë nuk jemi për këtë”, tha ai.

“Ne po përpiqemi vetëm të rifitojmë disa nga të drejtat tona që janë rrëmbyer nga fuqitë perëndimore përgjatë historisë”, shtoi Mohammad.

Kur filloi Zawahiri të drejtonte Al Kaedën?

Zawahiri u bë udhëheqësi i Al Kaedës pasi forcat amerikane vranë bin Ladenin në vitin 2011.

Ai ishte vazhdimisht në lëvizje që kur pushtimi i Afganistanit i udhëhequr nga SHBA filloi pas sulmeve të 11 shtatorit. Ai i shpëtoi një sulmi nga SHBA, në të cilin humbi gruan dhe fëmijët e tij.

Analisti i Sigurisë Kombëtare i CNN, Peter Bergen tha se Zawahiri u vra dje, sepse kishte filluar të rrezikonte shumë më tepër duke mos u fshehur si më parë.

Fjalimi i fundit i njohur publik ishte një mesazh me audio i publikuar më 13 korrik.

Si e vranë SHBA Zawahirin?

SHBA ndërmori një operacion kundër terrorizmit në Afganistan duke synuar Zawahirin, i cili ishte strehuar në Kabul.

Një sulm ajror preçiz me dron duke përdorur dy raketa zjarri u krye në orën 21:48. ET të shtunën, 30 korrik -- 6:18 të mëngjesit me orën e Kabulit, vrau liderin e Al Kaedës.