Lajme nga Bota

Kush jeton në Amerikë të mos trembet nga alarmi automatik që do t'i bjerë në telefon në orën 2

Kush jeton në Amerikë të mos trembet nga alarmi automatik që

Nëse do dëgjoni një alarm në celularin tuaj dhe në celularin e të gjithë atyre që do keni pranë - këtë të mërkurë në orën 2:20 pm ET, mos u frikësoni.

Qeveria amerikane tha se do të kryejë të mërkurën pasdite një test mbarëkombëtar të sistemit të tij të alarmit dhe sinjalizimet e urgjencës me valë.

Pjesa EAS e testit do të dërgojë një alarm emergjence në të gjitha radiot dhe televizionet, ndërsa pjesa WEA e testit do të drejtojë sinjalizimet në telefonat celularë të ccdokujt.

Çfarë duhet të bëni ju?

Asnjë veprim. Pasi të bjerë, testi i alarmit emergjent në telefonin tuaj ose radio apo tv do të fiket vetë.

Për çfarë po bëhet gati Amerika? Apo është thjesht një rutinë për sigurinë kombëtare?