Lajme nga Bota

Kushtetuta e re në Vatikan: Tani poste drejtuese edhe për gratë

Kushtetuta e re në Vatikan: Tani poste drejtuese edhe për gratë

Në Vatikan hyri në fuqi kushtetuta e re e Kuries, me të cilën Papa Françesku riorganizon autoritetet e Kishës Katolike. Kjo sjell përparime të mëdha edhe për gratë, shkruan DW.

Vepra reformuese mban titullin "Praedicate Evangelium" (Predikoni Ungjillin). Sipas ekspertëve të kishës kjo tregon një dëshirë të qartë për reforma nga ana e kreut 85-vjeçar të Kishës Katolike. Pika më e rëndësishme e kushtetutës së re: laikët - përfshirë pra edhe gratë - mund të drejtojnë në të ardhmen dikasteret e ndryshme të Vatikanit dhe të drejtojnë institucionet qendrore më të larta të Vatikanit. Deri tani poste të tilla ishin të rezervuara vetëm për kardinalët dhe kryepeshkopët dhe në këtë mënyrë ekskluzivisht për meshkuj.

Kushtetuta e re në Vatikan: Tani poste drejtuese edhe për gratë

Në dokumentin prej afërsisht 50 faqesh me 250 paragrafë Papa Françesku flet për "një decentralizim të shëndetshëm” dhe kalimin e më shumë kompetencave tek ipeshkvijtë dhe peshkopët në mbarë botën. Kështu ipeshkvijtë vendorë mund të ndërhyjnë në administrimin e seminareve, në formimin e meshtarëve, në hartimin e katekizmit dhe në fusha të tjera, pa kërkuar miratimin e Vatikanit, por vetëm një konfirmim të thjeshtë.