Lajme nga Bota

Ky 10 vjeçar është fëmija i vetëm që ka mbetur në fshatin ukrainas

Ky 10 vjeçar është fëmija i vetëm që ka mbetur

Tymofiy Seidov është fëmija i vetëm i mbetur në Kutuzivka- një fshat pranë qytetit të Kharkiv, në verilindje të Ukrainës. Ai nuk ka parë asnjë fëmijë tjetër që nga 30 prilli, që kur më të shumtët e personave që qendronin aty u evakuuan.

Tetëvjeçari shpenzon pjesën më të madhe të kohës së tij duke vizatuar në një tavolinë të vogël, të ndriçuar dobët nga një llampë e vogël LED. Vogëlushi e ndan bodrumin me 23 njerëz të tjerë, duke përfshirë nënën, tezen dhe gjyshen e tij.

Ky 10 vjeçar është fëmija i vetëm që ka mbetur

Tanket shfaqen shumë në fotot e tij. Por sot, në errësirë, ai po pikturon disa përbindësha të ngjashme me Dalek, që ai thotë se i kujton nga një film vizatimor që kishte parë në YouTube para luftës. Ai gjithashtu vizaton skena më të lumtura, ndonjëherë, të shtëpive nën diell dhe ylberëve në qiell.

Ky 10 vjeçar është fëmija i vetëm që ka mbetur

“Unë thjesht mendoj të mbijetoj”, thotë nëna e Tymofiy-t

Familja ka jetuar nën bodrumin e një kopshti dykatësh dhe një qendre mjekësore në Kutuzivk që kur filloi lufta në Ukrainë më 24 shkurt.

Ky 10 vjeçar është fëmija i vetëm që ka mbetur

Para luftës, fshati kishte 1500 banorë. Pasi trupat ruse pushtuan fshatin, popullsia ra në 50. Edhe kur ushtarët ukrainas morën Kutuzivk mbrapsht, disa në fshat nuk kishin ku të shkonin veçse nëntokë – duke përfshirë Tymofiy dhe familjen e tij.


Ky 10 vjeçar është fëmija i vetëm që ka mbetur
Tymofiy dhe tezja e tij Yana Sotnikova shënojnë ditët në një kalendar për të kujtuar se sa kohë kanë qëndruar në bodrum.

Ky 10 vjeçar është fëmija i vetëm që ka mbetur

Ky 10 vjeçar është fëmija i vetëm që ka mbetur