Ky është çifti që ndryshoi ligjin amerikan 55 vjet më parë, kur ndaloheshin martesat mes racave të ndryshme

Mildred dhe Richard Loving u martuan në vitin 1958 në Uashington – ku martesa ndërracore ishte e ligjshme – më pas u transferuan në shtëpinë e tyre në Central Point, në Virxhinia. Disa javë më vonë, sherifi vendas hyri në shtëpinë e tyre në mes të natës dhe ata u akuzuan për shkeljen e disa kodeve të Virxhinias, duke përfshirë atë që e bënte 'të paligjshme për çdo person të bardhë të martohej me dikë të ndonjë race tjetër.’
Ata pranuan fajësinë dhe u dënuan ose me një vit burg ose me 25 vjet dëbim nga shteti.
Të dy zgjodhën këtë të fundit dhe u transferuan në Uashington ku sollën në jetë tre fëmijë. Në vitin 1967, ata u arrestuan sërish gjatë një vizite në Virxhinia.
Mildred i shkroi prokurorit të përgjithshëm të SHBA-së – një burrë me emrin Robert Kennedy – për l)ndihmë. Ai e dërgoi atë në ACLU (Autoritetin Amerikan Civil).
Dhe pjesa tjetër është histori: Më 12 qershor 1967, gjyqtarët e Gjykatës së Lartë vendosën unanimisht se qëllimi i ligjeve që ndalonte martesat e kombinuara ishte i rrënjosur në racizëm dhe shkelte Kushtetutën.?
U deshësh vitë pastaj, deri në vitin 2000-shin që shteti i fundit, Alabama, të shfuqizonte ndalimin e martesave ndërracore. Richard Loving vdiq në vitin 1975. Mildred vdiq në 2008-ën.