Lajme nga Bota

Ky është testi më ironik deri më tani dhe më dyshues: Harvey Weinstein me koronavirus në burg

Ky është testi më ironik deri më tani dhe më dyshues:

Harvey Weinstein është një nga dy të dënuarve që rezultoi potiziv me koronavirus në burgun 'Wende', në Nju-Jork.

Producenti 68-vjeçar, i cili ishte shtruar në spital në fillim të këtij muaji pas dhimbjeve në gjoks, thuhet se u izolua në burgun e sigurisë maksimale.

Sipas zyrtarëve, Weinstein dyshohet se u prek nga virusi kur u transferua nga ishulli Rikers në Nju-Jork, të mërkurën e kaluar. 

Lajmi u dha nga zyrtarët për “Niagara Gazette”, ndërsa Departamenti i Ndëshkimit dhe Mbikëqyrjes së Komunitetit nuk e konfirmoi diagnozën e Weinstein, për shkak të ligjit të privatësisë, por tha se dy të burgosur në Wende rezultuan pozitivë me koronavirus.

Më pak se dy javë më parë, Weinstein u dënua me 23 vjet burg për akuzën e përdhunimit dhe kryerjen e akteve një seksuale./ Burimi Vanity Fair