Lajme nga Bota

Ky është Xavier me Fletën e Nderit që mori disa orë para se të vritej

Ky është Xavier me Fletën e Nderit që mori disa orë

Xavier Lopez, 10 vjeç është identifikuar si një nga viktimat e vrarë në shkollën fillore Robb. Lajmin e ka konfirmuar nëna e tij Felicha Martinez, për Washington Post.

“Ai ishte gazmor, kurrë serioz dhe buzëqeshja e tij… Atë buzëqeshje nuk do ta harroj kurrë. Gjithmonë gëzonte këdo që e takonte”, tha ajo.

Vetëm pak ditë para përfundimit të vitit të fundit të shkollës fillore, Xavier po numëronte ditët derisa të ishte një klasë më i madh. Do të shkonte në klasën e pestë, që në Teksas quiet shkollë e mesme.

“Ai me të vërtetë mezi priste të shkonte në shkollën e mesme”, tha nëna e tij.

Ëndrrat e tij dukeshin kaq pranë dhe kaq të realizueshme.

Dje, në një ceremoni të organizuar nga shkolla ai mori një Fletë Nderi. Nëna e tij shkrepi këtë foto.

Ajo i tha atij se ishte krenare për të, se e donte shumë, e përqafoi pa e ditur se do të ishte hera e fundit. U nis për në punë… derisa e telefonuan nga policia. Pastaj historia dihet. 18-vjeçari Salvador Ramos i bullizuar gjatë viteve të shkollës, vrau rojen, mësuesen dhe 19 nxënës të vegjël të moshës 7 deri në 10 vjeç.