Ky qytet italian po u paguan njerëzve 30,000 dollarë për t’u zhvendosur atje

Qytetet në të gjithë Italinë kanë nisur skema të zgjuara që synojnë të joshin banorët e rinj.
Nga shtëpitë e rrënuara që shiten për pak më shumë se një dollar, te shtëpitë e reja me çmime të ulëta, ka pasur një furi konkurrence.
Qyteti piktoresk i Presicce në rajonin e Pulias është i fundit që hyn në lojë me një ofertë joshëse. Zyrtarët thonë se do t'u paguajnë njerëzve deri në 30,000 euro për të blerë një banesë të zbrazët.
Ashtu si pronat e tjera të lira në shitje në të gjithë Italinë, ato janë braktisur prej kohësh nga pronarët e tyre.
Autoritetet në Presicce shpresojnë se oferta do t'i japë jetë të re qytetit të tyre të shpopulluar, ku të sapolindurit janë më të pakët çdo vit.
"Ka shumë shtëpi të zbrazëta në qendrën historike të ndërtuara para vitit 1991, të cilat ne do të dëshironim t'i shihnim sërish të gjallë me banorë të rinj," i tha CNN këshilltari lokal Alfredo Palese. “Është për të ardhur keq të dëshmosh sesi lagjet tona të vjetra plot histori, arkitekturë dhe art të mrekullueshëm po zbrazen ngadalë”.