Lajme nga Bota

Ky vend do të aplikojë një javë pune katërditore. Por jo për lumturinë e punonjësve

Ky vend do të aplikojë një javë pune

Java e shkurtuar e punës që synon rritjen e produktivitetit dhe lumturinë e punonjësve po eksperimentohen në vende të botës si Islanda dhe Mbretëria e Bashkuar.

Por në Sri Lankën e goditur nga kriza, koncepti ka të bëjë më shumë me përballimin e mungesës së ushqimit dhe karburantit.

Vendi i Azisë Jugore, njoftoi të martën se punonjësve të sektorit publik do t'u jepet pushim të premteve për tre muajt e ardhshëm, pa një ulje të pagës, për t’ju dhënë kohë për të rritur të korrat e tyre.

"Duket e përshtatshme t'u jepet punonjësve leje për t'u angazhuar në aktivitete bujqësore në oborret e tyre ose gjetkë si një zgjidhje për mungesën e ushqimit që pritet," tha Departamenti i Informacionit të Qeverisë të martën.

Mendohet se në vend ka deri në 1 milion punonjës të sektorit publik. Megjithatë, java katërditore nuk do të zbatohet për ata që punojnë në spitale dhe porte ose ata në sektorët e energjisë dhe ujit.