Kosova

Lajçak uron Kurtin për formimin e qeverisë dhe e rikujton: Dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë pa vonesa

Lajçak uron Kurtin për formimin e qeverisë dhe e rikujton:

Përfaqësuesi i posaçëm i BE për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, Miroslav Lajçak i është shtuar listës së përfaqësuesve të faktorit ndërkombëtar që urojnë Albin Kurtin për formimin e qeverisë në Kosovë, duke i kujtuar rëndësinë e dialogut me Serbinë, që vetë kryeministri i Kosovës e ka konsideruar si një çështje jo-prioritare për qeverinë e tij.

Lajçak në letrën zyrtare të urimit shprehet se lidershipi dhe eksperienca politike e Kurtit do i shërbejë për të pasur sukses në detyrën e tij, si dhe nënvizon rëndësinë që ka normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës që mund të ndodhë vetëm nëpërmjet rikthimit sa më të shpejtë në dialog.

Letra e Miroslav Lajçak për Albin Kurtin:

Lajçak uron Kurtin për formimin e qeverisë dhe e rikujton:

Tiranapost.al