Lajme nga Bota

Lajm i mirë nga vaksina e Oxfordit pas testit të fundit tek personat mbi 50 vjeç

Lajm i mirë nga vaksina e Oxfordit pas testit të fundit tek personat

Vaksina e koronavirusit që po zhvillohet nga Universiteti i Oksfordit dhe gjigandi farmaceutik britanik AstraZeneca është e sigurt dhe shkakton një përgjigje të ngjashme imune mes të rriturve. Këto janë rezultatet paraprake të një prove të fazës së  dytë të rishikuar nga prodhuesit.

Mediat amerikane dhe britanike shkruajnë se në këtë fazë, u morën në studim 560 të rritur të shëndetshëm, duke përfshirë 240 mbi moshën 70 vjeç. U zbulua se vaksina ishte e sigurt dhe dhe prodhoi një përgjigje të ngjashme imune mesa tyre mbi 56 vjeç dhe atyre të moshës 18 deri në 55 vjeç.

Profesori Andreë Pollard, kreu i ekipit të provës së vaksinave në Oxford citohet të ketë thënë: "Ne jemi vërtet të kënaqur me rezultatet" ?

Autorët e studimit të Oksfordit thanë se rezultatet e tyre mund të jenë inkurajuese nëse përgjigjet imune zbulohen se shoqërohen me mbrojtje kundër infeksionit Covid-19. Testi i fazës dy nuk e vlerësoi efikasitetin e vaksinës, megjithatë, dprovat e fazës së tretë do vijojnë për të nxjerrë një konkluzion.

?Ndërkohë që bota është ende në pandemi, janë tre vaksina të cilat kanë rezultuar deri më tani më të suksesshme. Është Pfizer dhe BioNtech, Moderna dhe AstraZeneca e Oksfordit.

*CNBC, Tiranapost.al.