Lajme nga Bota

E trishtë/ Infermierja italiane vret veten pasi rezultoi e infektuar. Frika e saj më e madhe që e çoi drejt aktit ekstrem

E trishtë/ Infermierja italiane vret veten pasi rezultoi e infektuar. Frika

Një infermiere italiane vrau veten pasi rezultoi pozitive me koronavirus dhe nga frika se mos kishte infektuar të tjerët. Daniela Trezzi, 34 vjeçe, punonte në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit në një spital në Lombardi, rajoni më i prekur në Itali.

Federata Kombëtare e infermierëve të Italisë konfirmoi vdekjen e saj dhe shprehu dhimbjen në një deklaratë për mediat.

E trishtë/ Infermierja italiane vret veten pasi rezultoi e infektuar. Frika

Federata tha se infermierja po kalonte një situatë shumë stresuese, sepse kishte frikën se po përhapte virusin ndërsa ishte duke u përpjekur që të ndihmonte në kontrollimin e situatës.

Daniela Trezzi punonte në repartin e kujdesit intensiv në Spitalin San Gerardo në Monza, por ishte në karantinë pasi i nisën simptomat e koronavirusit dhe rezultoi pozitive. Ajo ndodhej në shtëpi që nga 10 marsi dhe nuk ishte nën mbikëqyrje.

E trishtë/ Infermierja italiane vret veten pasi rezultoi e infektuar. Frika

Grupi i infermierëve zbuloi se një episod i ngjashëm kishte ndodhur një javë më parë në Venecia, për të njëjtat arsye.

"Gjendja dhe stresi të cilit i nënshtrohen profesionistët tanë është nën sytë e të gjithëve", tha Federata.

E trishtë/ Infermierja italiane vret veten pasi rezultoi e infektuar. Frika

Një lajm i trishtë vjen edhe nga Londra, ku një infermiere tek të 20-tat raportohet se ka kryer vetëvrasje, pasi tetë persona në spitalin ku ajo punonte humbën jetën nga Covid-19. Ajo u gjet në grahmat e fundit të jetës në spitalin King's College ku punonte dhe pavarësisht ndërhyrjes nuk arritën ta shpëtonin.