Lajme nga Bota

Le Monde zbardh draftin: BE hap kufijtë me 14 vende nga 1 korriku. Nga Ballkani 'zgjidhen' dy

Le Monde zbardh draftin: BE hap kufijtë me 14 vende nga 1 korriku. Nga

Prestigjiozja franceze Le Monde ka zbardhur draftin ku tregon se kufijtë e BE-së do të hapen me 1 korrik me 14 vende, por Shqipëria mbetet jashtë kësaj liste, dhe nga 6, vetëm dy shtete të Ballkanit Perëndimor janë futur tek vendet e sigurta nga koronavirusi, që janë Mali i Zi dhe Serbia. 

Diskutimi i të premtes në Bruksel për hapjen e kufijve nga 1 korriku dhe listën e vendeve të sigurta ishte shumë i gjatë, por është gjetur dakordësia.

Vendet me të cilat BE hap kufijtë janë:

Australia, Kanadaja, Koreja e Jugut, Japonia, Zelanda e Re, Ruanda, Tajlanda, Uruguai, tre shtetet e Magrebit (Algjeria, Maroku, Tunizia ), dy shtete të Ballkanit (Mali i Zi, Serbia) dhe Gjeorgjia. Ndërsa është ende pjesë e BE-së lidhur me periudhën e tranzicionit të Brexit, Anglia u trajtua si një shtet anëtar.

Ky draft duhej të miratohej përfundimisht para të hënës, por disa përfaqësues kanë kërkuar një ekzaminim të mëtejshëm. Drafti mund të rishikohet, por sipas Le Monde nuk priten ndryshime. Në çdo rast, Shtetet e Bashkuara, Rusia, Izraeli, Turqia dhe Arabia Saudite janë të përjashtuara nga lista.

Lista nuk është plotësisht e detyrueshme për vendet e BE, menaxhimi i kufijve mbetet një kompetencë kombëtare. Vendet anëtare mund të mos jenë të hapura për të katërmbëdhjetë kombësitë e zgjedhura, por ata nga ana tjetër marrin përsipër të mos pranojnë shtetas që mund të pranohen nga vendet e tjera. 

Kriteri i marrëveshjes/ draftit ishte qasja e kujdesit shëndetësor. Gjithashtu ata morën parasysh situatën epidemiologjike të vendeve, incidencën e infeksionit, aftësinë për testimet, rregullat e parandalimit në fuqi, etj.

Artikullin e plotë e gjeni në linkun origjinal nga Le Monde.

Le Monde zbardh draftin: BE hap kufijtë me 14 vende nga 1 korriku. Nga