Letra publike e Bella Hadid pasi u bë mollë sherri mes Izraelit, Palestinës dhe Adidas
Bella Hadid ka folur për herë të parë për fushatën e Adidas ku u bë mollë sherri mes Izraelit dhe Palestinës.
Modelja 27-vjeçare ishte pjesë e një fushate për rilançimin e atleteve SL72 të markës, e cila nderonte përvjetorin e Lojërave Olimpike të 1972.
Megjithatë, Lojërat Olimpike të atij viti u shndërruan në vendin e një sulmi terrorist palestinez ndaj konkurrentëve izraelitë. Për më tepër prania e Bella Hadid me prejardhje nga Palestina u pa si provokim. Reklama ndezi polemika, duke bërë që fotot të fshiheshin nga interneti.
E fundit që ka reaguar pas kryengritjes së Izraelit, - reagimit të Adidas me fshirjen e fushatës dhe pastaj mërzisë së Palestinës pse u sulmua Bella, vetëm se është palestineze – është vetë Bella.
Më poshtë lexoni deklaratën e plotë të Bella-s, e cila është shpërndarë në Instagram:
"Për ata prej jush që nuk e njohin zemrën time, dua të sigurohem që të dëgjoni direkt nga unë reagimin për fushatën time të fundit me Adidas. Unë kurrë nuk do të përfshihesha me vetëdije në punë që lidhen një tragjedi të tmerrshme. Unë nuk kisha dijeni fare për lidhjen historike me ngjarjet mizore të vitit 1972. Nga thellësia e zemrës sime, ju them se nuk do të kisha marrë pjesë kurrë. Adidas duhet ta kishte ditur këtë, por edhe unë duhet të kisha bërë më shumë kërkime në mënyrë që edhe të kisha kuptuar diçka dhe të flisja për atë që unë besoj se është e gabuar. Në këtë rast, synimet e të gjithëve ishin për të bërë diçka pozitive dhe për t'i bashkuar njerëzit përmes artit, mungesa kolektive e të kuptuarit nga të gjitha palët e minoi procesin e çdo forme, përfshirë antisemitizmin. Kjo nuk do të lëkundet kurrë, dhe unë i qëndroj asaj deklarate plotësisht.
Lidhja e çlirimit të popullit palestinez me një sulm kaq tragjik, është diçka që më lëndon zemrën. Palestina nuk është sinonim i terrorizmit dhe kjo fushatë theksoi pa dashje një ngjarje që nuk përfaqëson atë që jemi. Unë jam një grua krenare palestineze dhe ka shumë më tepër në kulturën tonë sesa gjërat që janë thënë gjatë javës së kaluar.
Unë do të qëndroj përgjithmonë pranë popullit tim të Palestinës, ndërsa do të vazhdoj të advokoj për një botë pa antisemitizëm. Antisemitizmi nuk ka vend në çlirimin e popullit palestinez.
Unë do të qëndroj gjithmonë për paqen mbi dhunën, çdo ditë. Urrejtja nuk ka vend këtu dhe unë do të mbroj përgjithmonë jo vetëm popullin tim, por çdo person në mbarë botën”, shkruan Bella.