Lajme nga Bota

Lëvizjet popullore nuk blihen as shiten

Lëvizjet popullore nuk blihen as shiten

Kongresmenia Alexandria Ocasio-Cortez del fituese në sondazhet e fundit për zgjedhjet primare demokratike për në Kongresin e New Yorkut duke ia kaluar Michelle Caruso-Cabrera. Distrikti i 14-të në New York që përfshin Bronxin dhe Queens u drejtua për vite me radhë nga demokrati veteran Joe Croëley  të cilin 30 vjeçarja e mundi me një diferencë shumë të vogël në zgjedhjet e 2018-ës.

Alexandria Ocasio-Cortez, është kthyer në një ikonë, për shkak të mesazheve të forta që përcjell dhe mbështetjes së madhe kryesisht nga të rinjtë.

Sondazhin e fundit që e nxjerr fituese,  30 vjeçarja e ka komentuar me një video në Instagram ku mesazhi që përcjell është :Asnjë shumë parash nuk mund të blejë një lëvizje popullore, as nuk shitet! 

Kongresmenia thotë:

Uau… rezultatet e para na nxjerrin fitues me 73%. Gara duket në favorin tonë. Kur fitova për herë të parë në vitin 2018, të shumtë ishin ata që e hodhën poshtë këtë fitore, dhe duke arsyetime të ndryshme se pse fitova sipas tyre:  Disa thanë se kundërshtari im nuk u përpoq aq sa duhet, apo të tjerë që thanë se pjesëmarrja ishte e ulët ( Edhe pse në të vërtetë ishte e lartë). U tha se unë fitova sepse kam një mbiemër latin.

Shumë nga ata ‘ekspertë’ po përpiqeshin të gjenin çdo arsye por fakti ishte se ne fituam, ne ndërtuam një marrëveshje, një lëvizje themelore që frymëzoi ndryshimin. Ata nuk folën për përkrahësit tanë që trokasin në mijëra dyer, për komunitetin tonë, organizimin, komunikimet digjitale etj. Suksesi ynë u trajtua si aksidentale, u zhvlerësua.  Gara sonte ishte shumë e rëndësishme për mua. 73%, dëshmuan së lëvizja popullore në Neë York nuk është aksidentale. Të gjitha ato që mund ti arrijmë do ti realizojmë së bashkë.  Nuk kam fjalë të mjaftueshme për të thënë faleminderit.

Videon e plotë e shihni si më poshtë: