Lajme nga Bota

Lewis Hamilton po vuan nga Long Covid: Lodhje ekstreme, stërvitjet e mia nuk kanë qenë kurrë kështu

Lewis Hamilton po vuan nga Long Covid: Lodhje ekstreme, stërvitjet e mia

Lewis Hamilton mund të jetë duke vuajtur pasojat e koronavirusit, të ashtuquajtur si simptomat e Long Covid. Pavarësisht pjesëmarrjes në garë në Hungari, shoferi britanik i garave me makina, 36 vjeç është ankuar për lodhje ekstreme dhe marramendje, madje ai kërkoi ndihmë në podium, teksa doli i treti në një nga garat me rezultatin më dramatik të tij në garat e viteve të fundit.

Lewis Hamilton po vuan nga Long Covid: Lodhje ekstreme, stërvitjet e mia

Ai ka treguar se e ka kaluar koronavirusin në dhjetorin e vitit të kaluar por prej asaj kohe ka përjetuar simptoma afatgjata shqetësuese.

Lewis Hamilton po vuan nga Long Covid: Lodhje ekstreme, stërvitjet e mia

"Unë nuk kam folur me askënd për Long Covid, por mendoj se po vuaj nga kjo. Më kujtohen simptomat kur isha me virusin dhe stërvitja që atëherë ka qenë ndryshe për mua. Niveli i lodhjes është ndryshe pas infektimit dhe është një sfidë e vërtetë.

Po përpiqem të vazhdoj stërvitjen dhe përgatitjen sa më mirë që mundem. Kush e di se çfarë ndodhi sot? Ndoshta dehidratimi. Nuk e di, por patjetër që ishte ndryshe. Pata marramendje dhe gjithçka mu bë pak e turbullt në podium. Unë kam luftuar gjatë gjithë vitit duke u munduar të ushqehem e të qëndroj i shëndetshëm për shkak të asaj që ndodhi në fund të vitit të kaluar, por prapëseprapë them se është një betejë."

Lewis Hamilton po vuan nga Long Covid: Lodhje ekstreme, stërvitjet e mia

Drejtori i skuadrës së Mercedess, Toto Wolff konfirmoi se Hamilton ishte dërguar te mjeku i ekipit në fund të garës si një masë paraprake për shëndetin e tij.

*Tiranapost.al.