Lajme nga Bota

Libri që mund të shokojë botën nga mbesa psikologe e Trump: Si familja ime krijoi njeriun më të rrezikshëm

Libri që mund të shokojë botën nga mbesa psikologe e Trump:

Dy dekada më parë, Mary L Trump u përfshi në një çështje të fortë gjyqësore për histori trashëgimie me xhaxhanë e saj Donald Trump, i cili bashkë me motrat e tij e përjashtuan nga përfitimet. Në atë kohë u tha se se ajo nuk ishte e punësuar në biznesin e familjes dhe se nuk mund të përfitonte. Por ndërkohë që merrej me këtë çështje, Mary Trump kishte filluar karrierën e saj të re, një studim të thelluar për personat me skizofreni. Me kalimin e kohës ajo avancoi më shumë për të mësuar dhe për tu bërë eksperte e kësaj sëmundje. Ishte viti 2000 kur ajo tha se xhaxhai i saj ka çrregullime por komentet e saj u lidhën me 'hakmarrjen për trashëgiminë'.

Libri që mund të shokojë botën nga mbesa psikologe e Trump:

Por vetëm tani heshtja e saj përgjatë gjithë këtyre viteve mund të marrë fund.  Muajin tjetër pritet që ajo botojë një libër që mund të shokojë botën. Libri mban titullin: “Too Much and Never Enough: Hoë My Family Created the World’s Most Dangerous Man”- ‘Shumë më tepër dhe asnjëherë mjaftueshëm, si familja ime krijoi burrin më të rrezikshëm në botë’!

Libri që mund të shokojë botën nga mbesa psikologe e Trump:

Thuhet se libri ka aq detaje tronditëse sa familja Trump po mundohet me të gjitha mënyrat për të bllokuar botimin e këtij libri. Madje ata kanë thënë se mes Mary Trump dhe presidentit është nënshkruar një marrëveshje konfidenciale, në favour të një zgjidhje për çështjen e trashëgimisë dhe jo botimit të librit.

Libri që mund të shokojë botën nga mbesa psikologe e Trump:

Libri që mund të shokojë botën nga mbesa psikologe e Trump:

Mary është vajza e vëllait të Trump, Fred Jr. Trump, i cili ndërroi jetë në 1981-shin nga alkooli.

Libri që mund të shokojë botën nga mbesa psikologe e Trump:

Libri që mund të shokojë botën nga mbesa psikologe e Trump:

Çfarë shkruhet në atë libër? Duhet pritur muaji tjetër… / Washington Post.