Lajme nga Bota

Liderët e G7 i bëjnë “presion” Johnson që të respektojë marrëveshjen e BREXIT

Liderët e G7 i bëjnë “presion” Johnson që

Samiti i G7 është fokusuar kryesisht në çështje me rëndësi globale si rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë COVID-19, por edhe lufta kundër ndryshimeve klimatike. Megjithatë, edhe këtë herë çështjet rajonale nuk kanë mbetur jashtë axhendës ku spikat përplasja mes Mbretërisë së Bashkuar dhe BE për një marrëvedhje përfundimtare post-BREXIT në lidhje me Irlandën e Veriut.

Kur në dhjetor të vitit të kaluar u firmos një vendim i përbashkët mes Londrës dhe Brukselit çështja e Irlandës së Veriut u la të zgjidhej në një moment të dytë.

Çfarë problemi ka Irlanda e Veriut?

Përderisa Mbretëria e Bashkuar u largua nga tregu i përbashkët europian duhen vendosur kontrolle në pikat hyrëse dhe dalëse të saj. Por, në kushtet që Irlanda e Veriut është e lidhur nga toka me Republikën e Irlandës dhe një pjesë e madhe e popullsisë janë katolikë, shihet gati e pamundur nga BE që të vendoset kufi atje, ndërkohë që kërkesa e Brukselit që të vendoset kufi tregtar në det midis Britanisë dhe ishullit të Irlandës është i papranueshëm për Londrën që e interpreton këtë si hapin e parë drejt bashkimit të Irlandës së Veriut me Republikën.

Presidenti francez Emmanuel Macron, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare i ka bërë thirrje Johnson që t’i qëndrojë besnik marrëveshjes me BE dhe të lejojë që Irlanda e Veriut të vazhdojë të jetë pjesë e tregut të BE:

Me anë të një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, në debat ka ndërhyrë dhe shefja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen që nxit Britaninë të mos e shtyjë procesin dhe të pranojë kufirin në detin britanik.

Besohet se vetë presidenti amerikan Biden (ndonëse jo publikisht) i ka komunikuar Johnson-it vullnetin e SHBA-ve që kjo zgjedhje të marrë fund sa më shpejt dhe i ka thënë se Washington-i mbështet qëndrimin e Brukselit.

Tiranapost.al