Lajme nga Bota

Liderët ndërkombëtarë u përgjigjen banorëve të revoltuar pas shpërthimit fatal në Bejrut

Liderët ndërkombëtarë u përgjigjen banorëve

Ndihma për Bejrutin e shkatërruar nga shpërthimi i frikshëm në depon me fishekzjarre dhe nitrat amoniumi ka mbledhur liderët ndërkombëtare sot. Ata do të mbajnë një konferencë online në orën 14:00 ku do të diskutojnë për ndihma ndaj Bejrutit që nga shpërthimi ka lënë një kosto dëmesh materiale prej 15 miliardë dollarësh, ndërsa më shumë se 100 persona humbën jetën. Më shumë se 5000 u plagosën dhe mbi 300 mijë mbetën të pastrehë.

Liderët ndërkombëtarë u përgjigjen banorëve

Presidenti amerikan Donald Trump i cili ishte ndër të parët që hodhi dyshime se shpërthimi ishte i qëllimshëm ka konfirmuar se do i bashkohet konferencës.

Ditën e djeshme, mijëra njerëz nga kryeqyteti i Libanit dolën në protestë. Ata hodhën gurë drejt godinave të ministrive duke akuzuar se nuk kishin marrë masa për të garantuar jetën me lëndët e rrezikshme që qëndronin prej vitesh në depo.

Liderët ndërkombëtarë u përgjigjen banorëve

Në një fjalim, kryeministri Libanez Hassan Diab tha se vendi do shkojë në zgjedhje të parakohshme për të dalë nga kriza aktuale dhe si një marrje përgjegjësie.

Me krizën e pandemisë së koronavirusit Libani u fut prej muajsh në një krizë të thellë ekonomike.

Presidenti francez Macron ka deklaruar se Bejruti duhet të ndryshojë, dhe duhet një riorganizim që shteti të funksionojë normalisht.

Përfaqësues nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, po ashtu Kina, Rusia, Egjipti, Jordania dhe Mbretëria e Bashkuar do të marrin pjesë në konferencë.

Një numër vendesh tashmë kanë premtuar ndihmë në vlerë prej miliona dollarësh dhe kanë dërguar anijë, punonjës shëndeti dhe ndihma të tjetër për ringritjen e Bejrutit.