Lajme nga Bota

Liderin e opozitës ruse nuk e helmuan në aeroport: Zbulohet skema

Liderin e opozitës ruse nuk e helmuan në aeroport: Zbulohet skema

Janë gjetur mostra të helmit Novichok që dyshohet të jetë përdorur për të helmuar liderin e opozitës ruse, Alexei Navalny. Ato u zbuluan në një shishe brenda dhomës së hotelit ku qëndroi Navalny para se të sëmurej.

Më parë dyshohej se ishte helmuar në aeroport ku i është ofruar një filxhan çaji por skema bie poshtë me të dhënat e fundit.

Lideri i opozitës ruse u ndje keq gjatë një fluturimi në Siberi në muajin gusht. Ai u dërgua për kurim në Gjermani dhe sipas ekspertëve lënda e përdorur për helmim është novichok, një helm (agjent nervor) që thuhet të jetë krijuar në Rusi dhe i njëjti që helmoi në 2018-ën ish agjentin rus Sergei Skripal me vajzën e tij teksa ndodheshin në Salisbury të Britanisë.

Gjermania dhe disa vende të tjera europianë akuzojnë qeverinë e Moskës se ka gisht në ngjarje dhe u kërkojnë që të zbardhin të vërtetën. Ekipi i tij ka postuar në Instagram një shënim ku thuhet: Tani e kuptuam, është bërë para se ai të largohej nga dhoma e hotelit për në aeroport!

Navalny është figura më e lartë e opozitës në Rusi dhe një kritik kryesor i Presidentit Rus Vladimir Putin, i cili nuk është më në rrezik për jetën.

Ekipi i tij pretendon se ai është helmuar me urdhër të Putinit. Por Kremlini mohon çdo përfshirje në rast dhe thotë se mjekët e tij nuk gjetën prova se ishte përdorur një agjent nervor si novichok në helmim.

Asnjë hetim zyrtar nuk ka filluar në Rusi.