Ligji i hixhabit në Iran është duke u rishikuar

Prokurori i Përgjithshëm i Iranit, Mohammad Jafar Montazeri ka deklaruar se parlamenti dhe gjyqësori i Iranit po rishikojnë ligjin e detyrueshëm të hixhabit.
Montazeri u citua të ketë thënë gjithashtu se policia e moralit të Iranit ishte 'shfuqizuar', por media shtetërore iraniane i kundërshtoi me forcë këto komente.
Mbajtja e një hixhabi (shamisë) në publik është aktualisht e detyrueshme për gratë në Iran sipas ligjit të rreptë islamik që mbikëqyret dhe zbatohet nga e ashtuquajtura policia e moralit të vendit.
Ligji i mbulimit të kokës ndezi një valë protestash mbarëkombëtare pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila vdiq në paraburgim nga policia pasi u kap nga policia e moralit se nuk e mbante hixhabin siç duhet dhe u dhunua prej tyre.
Sipas Montazerit rezultatet e bisedimeve të parlamentit dhe gjyqësorit do të shihen pas dy javësh.