Lajme nga Bota

Ligji i ri në Filipine ndalon martesat e vajzave të mitura, absurditetet e rrëfyera: Të shkëmbesh fëmijën me një copë tokë

Ligji i ri në Filipine ndalon martesat e vajzave të mitura,

Parlamenti në Filipine është përballur me kritikat mbi fatkeqësinë e martesave të vajzave të mitura. I nxitur edhe nga presioni i organizatave humanitare në gjithë botën, Dhoma e Përfaqësuesve të vendit aziatik ka miratuar së fundmi një projektligj që ndalon martesat e të miturave. Ky është një fenomen që sipas të dhënave më të fundit prek më shumë se 800 mijë vajza dhe djem çdo vit në vendet e Azisë Juglindore.

Ky fenomen është i përhapur veçanërisht në rajonin Mindanao, ishulli i madh me shumicë myslimane. Sipas një raporti të UNICEF, gati 20% e vajzave filipinase kanë qenë viktima të abuzimit seksual mes moshës 13-17 vjeç.

Ligji i ri në Filipine ndalon martesat e vajzave të mitura,

Përgjatë 10 viteve të fundit, mbi 1.2 milion vajza mes moshës 10 dhe 18 vjeç kanë lindur të paktën një fëmijë. Është vlerësuar gjithashtu se një grua apo një vajzë përdhunohet çdo 5 minuta në Filipine.

Por përmes këtij projektligji të ri të parlamentit filipinas, çdo lloj dhune apo ngacmimi seksual do të ndëshkohet me një dënim që varion nga 16 vite deri në 30 vite burg.

Por çfarë ndodh konkretisht në Filipine?

Duket se projektligji mori shtysë edhe nga angazhimi i madh i një prifti. Shay Cullen, 78 vjeç është një nga misionarët e San Colombano, i cili e njeh mirë situatën dhe problemin me martesat e vajzave të mitura. Që nga viti 1969, ai ka qenë gjithmonë i përfshirë në luftën për të drejtat e njeriut dhe kundër të gjitha formave të skllavërisë dhe abuzimit.

Ligji i ri në Filipine ndalon martesat e vajzave të mitura,

Në vitin 1974 ai themeloi Fondacionin Preda në qytetin Olongapo, në veri-perëndim të kryeqytetit Manila, ku në 5 struktura të ndryshme ai pret kryesisht vajza dhe që janë viktima të dhunës seksuale.

Në një intervistë ai tregon se si shiten vajzat edhe nga prindërit e tyre:

U ktheva nga një takim me një vajzë 14 vjeçare të cilën ne po përpiqemi ta shpëtojmë nga një martesë e padëshiruar. Familja e saj po kundërshton, duke thënë se është e drejta e çiftit të martohet dhe se vajza ka dhënë pëlqimin e saj. Normalisht ndodh që prindërit, ose të afërmit e të miturës martojnë vajzën e tyre të vogël me një burrë më të vjetër, në këmbim të parave, një kafshe apo një copë toke. Por ajo që njerëzit nuk e kuptojnë plotësisht është trauma që këto vajza përjetojnë. Nuk e kuptojnë traumën e këtyre vajzave që abuzohen seksualisht nga një burrë që është dy-tre herë më i madh se mosha e tyre. Dhe gjëja tjetër absurde është që zyrtarët vendas miratojnë këtë bashkim/martesë veçanërisht nëse vajza është përdhuruar tashmë: Përdhunuesi pranon të paguajë kompensim për prindërit dhe kompensim zyrtar duke pranuar të martohet me vajzën.

Priti ka qenë një nga delegatët në para-konferencën e Konventës për të Drejtat e Fëmijëve të miratuar nga Kombet e Bashkuara në 1989 në Helsinki. Ai thotë se nga ajo kohë, në Filipine janë bërë hapa para:

Ka një ndërgjegjësim për krime të tilla si pedofilia, ka pasur dënime të shumta kundër përdhunuesve. Por fatkeqësisht nuk mjafton. Kjo është arsyeja pse ka ende nevojë të punohet e të përkrahen viktimat e këtij fenomeni: Edhe ligji për moshën e dhënies së pëlqimit për martesë që aktualisht është 12 vjeç do të ndryshojë. Sidoqoftë do të duhen vite që të ndërgjegjësohet edhe popullata: Ne po flasim për një praktikë të rrënjosur në mentalitetin e njerëzve.

Sipas tij, ligjet e ashtuquajtura ligjet myslimane kanë lejuar përhapjen e këtij keqtrajtimi të vajzave, kryesisht në fshatrat më të varfra dhe periferike. Ai fajëson politikanët:

Si ta shpjegoj këtë vonesë në miratimin e ligjit? Shpjegimi i vetëm e më i besueshëm që kam është se politikanët janë të korruptuar ose u janë nënshtruar grupeve pedofilë dhe prandaj kanë lejuar një vajzë vetëm 12 vjeçe të abuzohet seksualisht nga një burrë në të 50-tat për 90 vjet rresht në këtë vend pa asnjë pasojë juridike.

*Artikulli i La Repubblica përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.