Lajme nga Bota

Likuidim total: Kompania e madhe britanike nesër nxjerr çdo gjë me zbritje në dyqane dhe online, ndërsa rrezikon të mbyllet

Likuidim total: Kompania e madhe britanike nesër nxjerr çdo gjë

Pandemia ka prekur disa nga kompanitë më të mëdha të modës dhe një ditë pasi u raportua se perandoria ‘Arcadia’ rrezikon të lërë pa punë rreth 13 mijë punonjës, Debenhams njoftoi se ndodhet në një situatë të ngjashme.

Por nga ana tjetër ka vendosur që nesër të bëjë një nga ulet më të mëdha para festave të fundvitit, ndërsa çmimet pritet të ulen edhe poshtë 50%.

Likuidim total: Kompania e madhe britanike nesër nxjerr çdo gjë

Debenhams është një departament dyqanesh shumëkombëshe me pakicë që operon në Britani dhe Danimarkë ndërsa shet disa nga markat më të njohura, si Ted Baker, Levi’s, apo edhe marka të njohur të aksesorëve, nga Fossil deri tek Armani apo Clinique për bukurinë.

Kompania deklaroi sot se do të vazhdojë të tregtojë në 124 dyqanet e saj, nga nesër kur përfundon izolimi dhe në internet me cmimet më të ulëta ndonjëherë, ndërsa e ka quajtur 'Ëild Ëednesday', sepse dyqanet mund të qëndrojnë të hapura gjithë natën.

Likuidim total: Kompania e madhe britanike nesër nxjerr çdo gjë

Një zëdhënës i kompanisë tha se: “Në përfundim të shitjeve nesër, nëse nuk kemi marrë asnjë ofertë, atëherë do të duhet që të mbyllim operimin në Britani”.

Likuidim total: Kompania e madhe britanike nesër nxjerr çdo gjë

Kancelari Rishi Sunak deklaroi se qeveria është e gatshme të ndihmojë 25,000 punëtorët e Debenhams dhe Arcadia, ndërsa shtoi:

"Ka negociata midis palëve të ndryshme dhe kompanive për momentin - veçanërisht në lidhje me pensionet - dhe nuk do të ishte e drejtë që unë të komentoja specifikisht për ato”.

Likuidim total: Kompania e madhe britanike nesër nxjerr çdo gjë

Oferta e Sunak për ndihmë erdhi disa ditë pasi ai angazhoi qeverinë për të shpenzuar 1 trilionë paund për herë të parë. Nuk është e qartë nga deklarata e tij nëse paratë e taksapaguesve do t'i ofrohen Arcadia-s ose Debenhams - ose skemat e tyre të pensioneve - por 25,000 personat që ata kanë në punë do të kenë të drejtën të përfitojnë.

Likuidim total: Kompania e madhe britanike nesër nxjerr çdo gjë

Klientët që kanë karta dhuratash u kërkohet t'i shpenzojnë ato sa më shpejt të jetë e mundur, pasi pritet të bllokojnë përdorimin e tyre në javët e ardhshme pasi biznesi është drejt mbylljes.

Kompania njofton se kthimi dhe ribursimi i klientëve është në dispozicion të tyre.

*Ndalohet robotimi i artikullit pa burimin Tiranapost.al