Lajme nga Bota

Lisa Montgomery, ekzekutohet gruaja e parë në SHBA që prej vitit 1953

Lisa Montgomery, ekzekutohet gruaja e parë në SHBA që prej vitit

Për herë të parë në SHBA që prej vitit 1953 është kryer dënimi me vdekje mbi një të burgosur grua.

Lisa Montgomery 52 vjeç, në vitin 2007 u dënua me vdekje për shkak të vrasjes së 23-vjeçares Bobbie Jo Stinnett në muajin e tetë të shtatzënisë në Missouri, duke i nxjerrë asaj foshnjën nga barku.

Ekzekutimi i Montgomery ishte dënimi i parë me vdekje për një grua të burgosur në SHBA në 68 vitet e fundit.

Kelley Henry, avokate e Montgomery, pohoi se ata që u përfshinë në ekzekutimin e saj duhet të ndihen të turpëruar pasi sipas saj ekzekutimi është larg ligjit.

Prokurorët theksuan se Montgomery planifikoi me kujdes vrasjen dhe u zbulua se ka parë video të operacionit cezarian në internet.

Në burgun Terre Haute, 11 të burgosur që janë dënuar me vdekje janë ekzekutuar me injeksion helmi që nga korriku i vitit 2020.

Artikulli i marrë nga BBC, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.