Lajme nga Bota

Lojërat Olimpike/ Atletja bjelloruse që u urdhërua të kthehej në shtëpi pa garuar, fiton azil politik në Poloni

Lojërat Olimpike/ Atletja bjelloruse që u urdhërua të

Atletja bjelloruse Krystsina Tsimanouskaya nuk ka pranuar të hipë në avion nga Tokjo në Minsk, pasi u urdhërua nga trajneri i saj që të largohet pa kompletuar ende garën e saj në Lojërat Olimpike. Përjashtimi i saj ndodhi pasi ajo kritikoi procedurat e trajnimit dhe faktin që sportistët detyroheshin të merrnin pjesë në gara për të cilat nuk ishin stërvitur.

Pasi ajo kërkoi ndihmën e Policisë në Tokjo për të mos u lejuar që të merrej me forcë drejt Bjellorusisë, Tsimanouskaya ka hyrë në ambasadën e Polonisë në Tokjo dhe pritet që ditën e mërkurë të flututojë drejt Varshavës ku do i ofrohet azil politik.

Sipas “New York Times”, Tsimanouskaya ndodhet në gjendje të mirë fizike, ndonëse është e zhgënjyer që nuk pati mundësi të garojë në Lojërat Olimpike. Ajo është e fundit nga mijëra personazhe të jetës publike në Bjellorusi që marrin azil politik në Lituani dhe Poloni, për shkak të totalitarizmit të presidentit filo-rus Alexander Lukashenko.

Pikërisht djali i presidenti, është edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Bjellorusisë, duke e drejtuar këtë institucion pa lejuar lirinë e fjalës apo çdo lloj ankese për kushtet në të cilat talentet bjelloruse trajtohen.

Tiranapost.al