Lajme nga Bota

Lojërat Olimpike nuk do anulohen. Çfarë njoftoi sot kreu i OBSH dhe frika që kanë ekspertët për Covid

Lojërat Olimpike nuk do anulohen. Çfarë njoftoi sot kreu i OBSH

Rastet e konfirmuara me koronavirus dhe shqetësimet lidhur me variantin Delta, çuan në dyshimet që Lojërat Olimpike në Tokio do të anuloheshin edhe këtë vit. Por shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në konferencën për mediat ka konfirmuar se nuk do të ketë anulim, siç ndodhi vitin e kaluar. Ai tha se Lojërat duhet të mbahen, për t'i treguar botës se çfarë mund të arrihet me plan dhe me masat e duhura në kushtet e pandemisë.

Në deklaratën e tij para Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, Tedros Adhanom Ghebreyesus e konsideroi Olimpikyn në Toku se nevojë për një festë për të cilën bota ka nevojë.

Lojërat Olimpike nuk do anulohen. Çfarë njoftoi sot kreu i OBSH

“Lojërat Olimpike kanë fuqi për të bashkuar botën, për ta inspiruar dhe për të treguar se çfarë është e mundshme”, ka thënë ai.

Lojërat Olimpike do të nisin me datë 23 korrik, ku mijëra atletë, sportistë dhe stafet mbështetëse po udhëtojnë drejt Japonisë. Shqetësimet lidhen me variantin delta të virusit ndërsa janë konfirmuar gjithsej 79 raste në mesin e pjesëmarrësve në Lojëra.

Megjithatë, shefi i OBSH-së ka thënë se Lojërat nuk duhet të gjykohen për nga numri i rasteve me koronavirus, duke theksuar se eliminimi i rrezikut është i pamundur.

“Shenjë sukesi është të siguruarit që çdo rast do të identifikohet, izolohet dhe gjurmohet, në mënyrë që të ndalet zinxhiri i përhapjes”, ka thënë ai.

Lojërat Olimpike do të mbahen këtë vit pa spektatorë, por ekspertët shëndetësorë janë shprehur kundër organizimit. Ata thonë se mund të kthehet në një super event përhapës të virusit, duke marrë parasysh personat që marrin pjesë dhe kthimin e tyre drejt vendeve në gjithë botën.

*Tiranapost.al.