Lajme nga Bota

Lojërat Olimpike të Tokios/ Shtohen ndjeshëm infektimet me COVID-19, mesatarisht 4058 raste të reja në ditë

Lojërat Olimpike të Tokios/ Shtohen ndjeshëm infektimet me

Zhvillimi Lojërave Olimpike Tokjo 2020, megjithë masat esktreme të marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, duke përfshirë dhe mos lejimin e tifozëve në stadiume, ka sjellë një rritje të ndjeshme të rasteve të reja me COVID në Japoni.

Përgjatë 24 orëve të fundit për herë të parë që prej fillimit të pandemisë numri i infektimeve të reja në Tokjo ka kaluar 4 mijë, duke alarmuar autoritetet lokale në lidhje me mundësinë e përhapjes masive të koronavirusit mes sportistëve dhe organizatorëve.

Që prej fillimit të garave, shtimi i rasteve të reja ka qenë eksponencial dhe nga më pak se 500 në ditë përpara dy javësh, të mërkurën u shënuan 3000 raste të reja, ndërkohë që dje u ka shifra rekord prej 4058.

Deri tani nuk ka raportime se situata mund të sjellë pezullim të Lojërave dhe aktivitetet sportive vazhdojnë normalisht, por natyrisht me teste të shpeshta COVID për të gjurmuar dhe parandaluar përhapjen e virusit mes sportistëve.

Tiranapost.al