Lajme nga Bota

Lombardia, më e goditura nga vala e parë e Covid rikthehet në Lockdown: Orari kur s'lejohet askush jashtë

Lombardia, më e goditura nga vala e parë e Covid rikthehet në

Rajoni verior i Lombardisë në Itali po përgatitet të futet në lockdown për tre javët e ardhshme. Kjo është dhe masa e fortë në rajon që kur vendi doli nga izolimi kombëtar në pranverë. Mbyllja në oraret 11:00 deri në orën 05:00, pritet të fillojë të enjten dhe do të zgjasë deri me 13 nëntor, ku asnjë nuk do lejohet të dalë nga shtëpia, përveçse për arsye të rëndësishme.

Lombardia, më e goditura nga vala e parë e Covid rikthehet në

Lombardia është rajoni më i goditur në Itali gjatë valës së parë të koronavirusit. Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza mbështeti këtë vendim të propozuar nga qeveria rajonale duke  thënë se është e rëndësishme.

Ndërsa Presidenti Rajonal Attilio Fontana tha: "Është një iniciativë e përshtatshme dhe simbolikisht e rëndësishme që nuk duhet të ketë pasoja veçanërisht serioze ekonomike".

Kryetari i Bashkisë së Milanos, Beppe Sala, shpërndau një mesazh në Facebook ku paralajmëronte se numri 113 me pacientë të shtruar aktualisht në kujdesin intensiv në Lombardi, do të rritej me gati 600 deri në fund të javës duke mbingarkuar sistemin shëndetësor, nëse nuk vendosen masa të reja.

Lombardia, më e goditura nga vala e parë e Covid rikthehet në

Rajoni i Lombardisë, i cili përfshin qendrën financiare të Italisë, Milanon, raportoi 1,687 raste të reja sot, ndërsa Campania me 1,593 të infektuar.

Të Shtunën, Lombardia urdhëroi të mbyllen lokalet në mesnatë dhe ndaloi konsumimin e ushqimit dhe pijeve në vendet publike.

Rrethrrethimi pritet të lejojë njerëzit të dalin nga shtëpia vetëm për arsye të shëndetit, punës ose nevojës se veçantë. /Daily Mail/