Londër/ Avioni detyrohet të kthehet në mes të fluturimit pasi zbulohet se piloti nuk është i trajnuar

E Enjte 5 Maj 2022, 17:52
TiranaPost
Një avion për në Nju Jork u detyrua të kthehej në Londër në mes të fluturimit pasi u zbulua se bashkë-piloti nuk ishte trajnuar siç duhet.
Virgin Atlantic Airbus A330 po shkonte drejt aeroportit JFK kur u zbulua piloti. Ai i ishte bashkuar kompanisë në vitin 2017.
Gabimi u përshkrua si një "gabim listimi" nga një zëdhënës i linjës ajrore.
“Kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim të shkaktuar klientëve tanë, të cilët mbërritën dy orë e 40 minuta më vonë se sa ishte planifikuar si rezultat i ndryshimit të ekuipazhit”, tha linja ajrore.