Lajme nga Bota

Londra do izolohet nga e premtja. Ndalohen takimet me njerëz që s`janë të shtëpisë

Londra do izolohet nga e premtja. Ndalohen takimet me njerëz që

Londra ka hyrë në valën e dytë dhe ndaj do rikthejë karantinën. Nga mesnata e të premtes (nesër) njerëzit do të ndalohen të takojnë njerëz të tjerë që nuk i përkasin familjes së tyre, pra miq, shokë, të afërm. Nuk do lejohen takimet me të tjerë (që s`janë pjesë e familjes) as brenda shtëpive dhe as jashtë tyre.

Baret dhe restorantet do të qëndrojnë të hapura deri në orën 22:00.

Autoritetet kanë paralajmëruar një dimër të vështirë. Shifrat janë rritur, ndaj masat janë të nevojshme.

*Burimi The Independent