Lajme nga Bota

Luajtët politikançe me virusin dhe tani humbët!

Luajtët politikançe me virusin dhe tani humbët!

Guvernatori i New York-ut Andreë Cuomo ka kritikuar reagimin e udhëheqësve amerikanë lidhur me pandeminë e koronavirusit. Ne një intervistë ai ka thënë se disa shtete që nxituan të rihapnin aktivitetin ekonomik para kohe e bënë sepse po luajnë politikë, dhe nuk po shqetësohen për aspektin shëndetësor. ‘Për mua asnjëherë nuk ishte tek politika, por tek shkenca’.

Guvernatori i Floridas tha se karantina e vendosur në Neë York në fillim të pandemisë shpëtoi jetë njerëzish dhe uli përhapjen e virusit, dhe i pyetur për këtë deklaratë të kolegut të tij, Cuomo tha:

‘Unë ju them atyre të gjithëve shikoni numrat. Ju luajtët politikë me këtë virus dhe humbët. Ju u treguat njerëzve të këtij shtetit, ju u thatë atyre: Mos u shqetësoni fare, vazhdoni me biznesin e punët tuaja. Kjo është e gjitha një hiperbolizim situate. Tani shohim 27 vende ku infeksioni po rritet frikshëm. Shohim numrin e viktimave, dhe shohim ekonominë që po bie’.

Guvernatori i Floridas ka vendosur tashmë që maskat të mbahen me detyrim dhe mbylli lokalet për shkak të rritjes së ndjeshme të koronavirusit. /CNBC/