Lajme nga Bota

Lukashenko betohet president në fshehtësi, opozita bjelloruse thirrje për protesta

Lukashenko betohet president në fshehtësi, opozita bjelloruse thirrje

Duke injoruar thirrjet për t'i dhënë fund kontrollit 26-vjeçar në pushtet, Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko është betuar për një mandat të gjashtë të Mërkurën pas zgjedhjeve që opozita dhe disa qeveri të huaja i cilësojnë të manipuluara.

Ceremonia normalisht duhet të ishte publikuar si një event shtetëror, por në vend të kësaj u mbajt pa paralajmërim pas pretendimit të Lukashenkos për një fitore të madhe në zgjedhjet e 9 Gushtit.

Opozita, e cila ka organizuar më shumë se gjashtë javë protesta masive duke kërkuar dorëheqjen e tij, denoncoi betimin e Lukashenkos si të paligjshëm dhe bëri thirrje për më shumë demonstrata.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po hartojnë sanksione kundër zyrtarëve të përfshirë në zgjedhje.

Agjencia zyrtare e lajmeve “Belta” shkruan se Lukashenko është betuar në një ceremoni që është ndjekur nga qindra njerëz.

Udhëheqësi 66-vjeçar tha se vendi kishte nevojë për siguri dhe konsensus "në prag të një krize globale", referuar pandemisë Covid-19.